Selena Gomez, e dëshpëruar, arsyeja blen albumin e vet që të renditet i pari në klasifikime

schedule13:49 - 17 Janar, 2020

schedule 13:49 - 17 Janar, 2020

Një javë më parë, Selena Gomez publikoi albumin e saj më të ri, “Rare.”

Duke qenë se ishte i mbushur me dedikime për Justin Bieber, pretendohej sukses i garantuar. Por albumi po merrte kohën e tij që të renditej në krye të klasifikimeve. Këtu, Selena e mori vetë situatën në kontroll.

“Kam edhe një ditë për të blerë sa më shumë albume të mundem, kështu që po shkojmë te Target, dhe Best Buy dhe Walmart,” thotë ajo në një video në Instagram. “A jam e dëshpëruar me këtë që po bëj? S’më intereson. S’më intereson sepse ky album është shumë i rrallë. Jam e emocionuar dhe jam gati të blej sa kopje të jetë e mundur. Thjesht dëgjojeni!”

Duke blerë sa më shumë kopje vetë dhe duke nxitur fansat ta dëgjojnë projektin në Spotify apo platforma të tjera, këngëtarja i jep shtysën e nevojshme që “Rare” të renditet në vend të parë.

“Rare” është kokë më kokë me “Please Excuse Me for Being Antisocial,” albumi i parë i Roddy Ricch. Për ironi të fatit, “The Box” e Roddy Ricch mundi “Yummy” të Justin Bieber dhe u rendit në vend të parë, edhe pse Justin u lut dhe u përgjërua në Instagram që fansat ta dëgjonin sa më shumë të ishte e mundur që kënga të kthehej në hit. Ngaqë fansat e Selena-s donin t’i prishnin punë Justin, dëgjuan “The Box” sa mundën dhe i hapën rrugë albumit të Roddy Ricch që të bëhej konkurrent i fortë i “Rare.”

“Sapo zbulova se albumi im është kokë më kokë me një tjetër artist të mrekullueshëm,” thotë Selena në një tjetër video. “E kam thënë dhe më herët që numrat s’më interesojnë, por do të doja shumë që albumi më i rëndësishëm i jetës sime të renditej në vend të parë, po mundët, dëgjojeni ose blijeni, do ta vlerësoja shumë.”/abcnews.al