Seldi Qalliu flet në “Thumb” për ndarjen  nga Mimoza Shkodra 

schedule21:36 - 1 Dhjetor, 2018

schedule 21:36 - 1 Dhjetor, 2018

I ftuari i tretë i emisionit Thumb në ABC News i drejtuar nga Fatma dhe Aulona ka qenë Seldi Qalliu. Ai ka folur për përvojën e  tij në “Dance With Me”, por edhe për jetën private, ndërsa dha mesazhe edhe për ndjekësit e instagramit.

Duke folur për ndarjen me Mimoza Shkodrën, e cila bëri bujë në media, Seldi thotë se janë ndarë si dy njerëz të qytetëruar.

“Ne jemi ndarë si dy njerëz të cuiliziar, me këmbë në tokë.  Lidhja me Mimozën u bë e madhe sepse bëhet fjalë për dy këngëtarë, por ka njerëz që ndahen me 2 fëmijë dhe kam vënë re që janë ato hienat që japin mend sepse kam parë komente. Ne të dy nuk e çuam veten deri në atë pikë që të bëheshim me fëmijë dhe të ndaheshim”.

Sa për komentet në rrjetet sociale këngëtari thotë se ato vinin nga njerëz që duhet ishin të fundit që komentonin në lidhje me këtë çështje. /abcnews.al