Mesfushori i kombëtares shqiptare, Liridon Selahi, dhuroi një asist shumë të bukur për shokët e tij në atë humbje të Twente përballë Ajax. Edhe pse ekipi i tij u mposht nga kampionët e Holandës, 20-vjeçari shqiptar bëri një ndeshje shumë të mirë.
Për Twente TV, Selahi foli për këtë takim, ku u shpreh: “Mendoj se kundër Ajax, bëmë një ndeshje shumë të mirë. Ne luftuam shumë ndaj tyre, por kur luan kundër skuadrës më të mirë në kampionat, dihet se është e vështirë.
Gjithsesi, unë ndihem krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Ne japim maksimumin dhe luftojmë në çdo ndeshje që luajmë”, përfundoi shqiptari i Twente./abcnews.al