Lideri i Aleancës për shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela deklaroi se partia e tij tashmë nuk është më pjesë e qeverisë së Maqedonisë pasi sipas tij kryeministri Zoran Zaev i ka tradhtuar. Në një intervistë për televizionin Alsat M ai tha se funksionarët e Aleancës këtyre ditëve do të dorëzojnë dorëheqjet e tyre para kryeministrit Zaev dhe nuk do të jenë më pjesë e qeverisë. Ai shtoi se LSDM po bënë çmos që Aleanca për Shqiptarët të jetë jashtë qeverisë. Çarjen e koalicionit e shkaktuan këto dy parti duke thyer marrëveshjen e cila parashikonte që ministri i Shëndetësisë t’i takonte Aleancës për Shqiptarët./abcnews.al
Sela: Aleanca për shqiptarët jashtë qeverisë së Maqedonisë
schedule14:22 - 27 Dhjetor, 2017
schedule 14:22 - 27 Dhjetor, 2017