Sekuestrohet drogë në Itali, autoritetet dyshojnë se u nis nga Shqipëria

schedule12:49 - 1 Dhjetor, 2018

schedule 12:49 - 1 Dhjetor, 2018

Policia italiane ka sekuestruar një sasi droge të llojit marijuanë, me një vlerë prej 14 milionë eurosh. Policia italiane arrestoi dy shtetas italianë ndërsa dyshojnë se droga është nisur nga Shqipëria.

Gjatë një aksioni të policisë italiane është sekuestruar një sasie e madhe droge që dyshohet se është nisur me skaf në Itali nga brigjet shqiptare. Policia italiane sekuestroi 1 500 kg hashash me një vlerë prej 14 milionë euro. Në pranga përfunduan dy trafikantë, të dy të shtetësisë italiane. Mediat lokale italiane informojnë se dyshohet që gomonia ishte nisur nga Shqipëria, ndërsa autoritete italiane ende nuk kanë dalë me një deklarate zyrtare.

Gomonia me drogë zbarkoi në plazhin e Torre Canne ku dy skafistët nisën të shkarkonin në tokë thasët me drogë. Agjentët e policisë ndërhynë duke arrestuar në flagrancë dy skafistët, të cilët u përpoqën të largohen përmes detit. Të arrestuarit janë dy të rinj 20 vjeçarë nga Brindizi të papunë, me inicialet Z.A e Z.C. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar grupin kriminal për llogari të të cilit punonin dy skafistët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!