Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohet drogë 4 milion paund në Angli, dyshohet se i përkiste një grupi shqiptar

schedule08:34 - 19 Shtator, 2023

schedule 08:34 - 19 Shtator, 2023

Një sasi e madhe drogë është sekuestruar nga policia angleze. Mediat vendase shkruajnë se dyshohet se droga i përkiste një bandë shqiptare të trafikut.

Në një deklaratë për mediat komandanti i qarkut, Steve Dodds, ka thënë se zbulimi i sasisë së madhe të drogës u bë në veriperëndim të qytetit. Policia tha ai është e rezervuar për momentin të japë detaje të mëtejshme në lidhje me sekuestrimin e lëndës narkotike të dyshuar kanabis.

Po ashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni. Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet, veçanërisht në “nivel shpërndarësish”.



Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds  gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!