Policia greke ka sekuestruar një ngarkesë me 375 kilogramë lëndë narkotike hashash, në Zagor të Janinës.
Për rrjedhojë kanë rënë në pranga dy persona, një shtetas grek dhe një emigrant shqiptar 28 vjeç, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediet lokale raportojnë se një furgon që vinte nga kufiri i gjelbër që drejtohej nga i riu shqiptar është ndaluar, në të janë gjetur dhe sekuestruar 85 pako që përmbanin 374 kg 850 gramë lëndë narkotike. Raportohet se mjeti rezulton i vjedhur në Athinë në korrik të vitit 2020.
Pas arrestimit të shqiptarit policia greke ka vijuar hetimet, të cilat kanë çuar në arrestimin e 60-vjeçarit grek, i cili sipas autoriteteve bashkëpunonte me shqiptarin për të mbuluar gjurmët e tij.
Greku lëviztë gjithmonë me një mjet tjetër para te riut shqiptar për të pare nëse ne rruge ka patrulla policie, por këtë here plani i tyre dështoi.
Policia helene ka sekuestruar gjithashtu edhe pesë aparate celularë, një shumë parash dhe automjetet e mësipërme ndërsa të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Janinës./abcnews.al/

