Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur masën e sekuestros preventive të 4 apartamenteve në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të Olesia Dukës. 38-vjeçarja, sipas Gjykatës, nuk ka justifikuar deri tani që pasuritë e saj të jenë krijuar me burime të ligjshme.
Nga informacionet e policisë rezultoi se dentistja ka mashtruar disa persona në Tiranë e Durrës duke përfituar një vlerë përafërsisht rreth 2 milionë euro. Po sipas njoftimit të Policisë se Shtetit mësohet se Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike.
Po sipas policisë, 38-vjeçarja dyshohet se përfitonte nga biznesemene të kësaj fushe, sasira parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte./abcnews.al