Sekuestrohen pasuritë e Ndue Pepajt, u arrestua në Mal të Zi

schedule13:42 - 18 Maj, 2018

schedule 13:42 - 18 Maj, 2018

Janë sekustruar të gjitha pasuritë e njohura të familjes Pepaj në Malësinë e Madhe. Sipas njoftimit të prokurorisë me vendim gjykate u është vënë sekuestro shtatë pasurive të paluajtshme, toka, dyqane, ndërsa, midis tyre edhe i famshmi hotel “Kavaliero”. Të gjitha pronë e Ndue Vasel Pepaj dhe familjarëve të tij. Pepaj nga Bajza e Malësisë së Madhe, u arrestua bashkë me 12 persona të tjerë gjatë një operacioni të policise malazese në 17 Dhjetor 2017. Ai cilësohet si kreu i organizatës që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar 982 kilogramë marijuanë, 1,7 kilogram heroinë dhe rreth 3 kilogramë përzierës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!