Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen pasuritë e Fatjon Dautaj/ Në dhjetor të 2021 shkelmoi dyert e selisë blu

schedule11:19 - 18 Shtator, 2025

schedule 11:19 - 18 Shtator, 2025

KUKËS-Prokuroria e  Kukësit ka vënë në sekuestro disa pasuri që rezultonin në emër të  Fatjon Dautaj dhe familjarëve të tij i akuzuar për veprën penale pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Dautaj është arrestuar më herët  nga Policia Metropolitane e Londrës për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa ka qenë nën hetim nga Agjencia Kombëtare Kundër Krimeve në Angli për trafik droge dhe pastrim parash.

Pasuritë e konfiskuara janë një njësi me sipërfaqe 100 m2, truall me sipërfaqe 64 m2 dhe ndërtesë po me sipërfaqe 64 m2, si dhe një pronë me sipërfaqe 30 m2.

Fatjon Dautaj u bë i njohur publikisht pasi ne janar te vitit 2022  shkelmoi derën e një prej zyrave te Partisë Demokratike, në të cilën më pas hyri ish-kryeministri Sali Berisha për të mbajtur një konferencë shtypi.

Në atë kohë Gazmend Bardhi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të PD dhe ishte në krah të Lulzim Bashës, ku deklaroi për mediat se Berisha përmes njerëzve më të shkuar kriminale po tentonte të përplaste demokratët me demokratët.

Ndërsa kreu ish- kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi në atë kohë se Fatjon Dautaj një person me të kaluar kriminale u nxit nga Flamur Noka për të goditur  me shkelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu.

Nga ana tjetër, Noka deklaroi se lajmet për të shkuarën kriminale të Dautajt  janë shpifje e Lulzim Bashës dhe njerëzve që e rrethojnë. Në fakt, emri i Dautajt është i njohur edhe në median britanike, e cila kohë më parë i ka kushtuar një artikull të gjatë.

Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kombëtare e Krimit e ka cilësuar Dautajn anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në kokainë, kanabis, trafik qeniesh njerëzore dhe pastrim parash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!