Sekuestrohen pasuri me vlerë 550 mijë euro në Elbasan, dyshohet se u përfituan nga veprimtari kriminale

schedule09:16 - 1 Shkurt, 2024

schedule 09:16 - 1 Shkurt, 2024

Në Elbasan janë sekeustruar pasuri me vlerë rreth 550 mijë euro, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘”Real estate” dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Dyshohet se këto e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve, të cilët janë dënuar njëri në Itali, tjetri në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Konkretisht, u bë sekuestrimi 1 objekt 3-katësh, në Cërrik, dhe 1 automjet “Lamborghini”. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Arjan Kamami, i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Ndërkaq, u sekuestria edhe një objekt banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan. Dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga 34-vjeçari Uard Kaloti , i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!