Sekuestrohen më shumë se 2 ton lëndë djegëse të trafikuara ilegalisht në Greqi

schedule15:37 - 5 Korrik, 2024

schedule 15:37 - 5 Korrik, 2024

Nëndrejtoria e Policisë Ekonomike të Greqisë Veriore ka arrestuar 4 persona, të cilët ushtrojnë veprimtari në tregtimin e karburanteve të lëngëta dhe bizneset e tregtimit.

Bëhet fjalë për pronarin e një pompe karburanti të lëngshëm, pronarë biznesesh me veprimtari transporti të produkteve të naftës dhe mallrave, si dhe një shofer cisterne, ndaj të cilëve është ngritur një dosje për shkelje të kodit doganor kombëtar dhe legjislacionit për organizimin e tregut të naftës.

Një ankesë lidhur me këtë është hetuar dhe nga kontrolli i kryer me asistencën e punonjësve të Shërbimit të Kontrollit Doganor (EL.Y.T.), në një shtëpi, automjet dhe ambiente magazinimi u gjetën gjithsej 2 ton e 351 litra lëndë djegëse të lëngshme, pompa e karburanteve me të cilën tregtoheshin në mënyrë të paligjshme pa leje dhe dokumente.

Dogana totale nga këto sasi karburanti shkon në 2039,27 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!