Sekuestrohen gjysmë ton marijuanë në Spanjë, arrestohen 8 persona, mes tyre shqiptarë

schedule09:26 - 8 Shkurt, 2021

schedule 09:26 - 8 Shkurt, 2021

Tetë persona kanë rënë në pranga pas operacionit të realizuar nga agjentët e Policisë së Spanjës, nga i cili u sekuestruan gjysmë ton marijuanë.

Mes të arrestuarve janë shqiptarë, lituanezë, greke, spanjollë të dyshuar pjesë e një grupi kriminal.

458 kg lëndë narkotike janë sekuestruar në kuadër të operacionit “Dita e Gjelbër”,operacion i cili ka nisur vitin e kaluar. Policia gjithashtu sekuestroi 2721 bimë marijuane të rritura në vila luksoze në Manisës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!