Sekuestrohen fidanë kanabisi, arrestohen 2 inspekorët e pyjeve në Ishëm

schedule11:34 - 16 Maj, 2020

schedule 11:34 - 16 Maj, 2020

Policia ka sekuestruar 100 fidanë kanabis gati për kultivim në Ishëm të Durrësit. Policia bën me dije se janë arrestuar dy inspektorë të pyjeve në Njësinë Administrative Ishëm. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten.

Policia bën të ditur se këta të fundit nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, pasi nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që do kultivoheshin në këtë siperfaqe.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 inspektorë të pyjeve në Njësinë Administrative Ishëm, si dhe procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Kuraten, Njësia Administrative Ishëm, Durres, kanë konstatuar një sipërfaqje të shpyllëzuar dhe kanë gjetur rreth 100 fidanë kanabis gati për kultivim në këtë sipërfaqe të shpyllëzuar.

Në vijim të veprimeve të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. S. dhe S. D., banues në Ishëm, me detyrë inspektor pyjesh në Njësinë Administrative Ishëm.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten, shtetasi U. D.

Shtetasit e mësipërm nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, pasi nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që do kultivoheshin në këtë siperfaqe.

/abcnews.al