Një 62-vjeçar u vu në pranga nga policia e Krujës pasi fshihte në banesën e tij armë zjarri, tritol dhe fishekë.
Arrestimi i Shaban Tufës u krye pas informacioneve të siguruara nga policia se ai mbante armë në shtëpinë e tij në Grepsë të Krujës.
Gjatë kontrollit të ushtruar atje, policia sekuestroi një armë zjarri automatik, një pushkë, një kallëp tritol, 390 fishekë model 56, 54 dhe 25 të kalibrit 9 mm dhe 5 krehëra.
Mbi 62-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”./abcnews.al