Sekuestrohen 60 fidanë kanabis, pranga dy vëllezërve

schedule12:20 - 13 Korrik, 2019

schedule 12:20 - 13 Korrik, 2019

Dy vëllezër nga fshati Mënik i Ndroqit kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë aksionit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa vëllai i tretë u shpall në kërkim.

Vëllezërit me iniciale M. G., 17 vjeç dhe T. G., 35 vjeç përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik. Operacioni i koduar “Lugina 2” sekuestroi edhe 60 fidanë kanabis, ndërsa u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Mënik.

Njoftimi i Policisë

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Lugina 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

– T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:

– E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:

– S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis tē kultivuara në tokë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B. /abcnews.al,

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!