Gjashtë mina me telekomandë u sekuestruan gjatë një operacioni të koduar “ Udhëtimi”. Sipas policisë kapja e tyre ishte një parandalim i ngjarjeve kriminale.
Në pranga ështe vënë Eduard Sinanaj, 40 vjeç, nga Tirana, i cili më parë ka qenë i dënuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Arrestimi i tij u bë në rrugën Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë. Ai po drejtonte mjetin e tij tip Peugeot në bagazhin e te cilit, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin./abcnews.al