Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen 140 kilogramë kanabis në Vaun e Dejës, katër persona të arrestuar

schedule11:09 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 11:09 - 4 Dhjetor, 2024

Katër persona janë arrestuar në fshatin Naraç të Vaut të Dejës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Naraç”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia sekuestroi 140 kilogramë kanabis në trajtë boçesh. Lënda narkotike u gjet në një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në pranga përfunduan babë e bir dhe dy vëllezër.



Ata akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!