Sekuestrohen 113 kg drogë në kufirin me Greqinë

schedule10:48 - 5 Shkurt, 2019

schedule 10:48 - 5 Shkurt, 2019

113 kilogramë marijuanë u kapën në kufirin greko-shqiptar, ndërsa tre shqiptarë ranë në pranga. Droga u kap në zonën pyjore të Leptokarias në Igumenice dhe të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 23, 24 dhe 31 vjeç.

Ata u kapën duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin 113 kilogramë marijuanë. Bashkë me ta kanë qenë edhe 2 persona të tjerë po shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokë shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!