Sekuestrimi i 5 kg heroinë, gjykata lë tre persona në burg

schedule13:43 - 2 Shkurt, 2019

schedule 13:43 - 2 Shkurt, 2019

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre personat e arrestuar pas sekuestrimit të 5 kilogram heroine në kryeqytet. Ndërsa për një tjetër të ndaluar gjatë operacionit “Vollga” u dha masa detyrim paraqitje. Tre nga persona e arrestuar për 5 kg heroinë do të qëndrojnë në qeli kurse i katërti detyrim paraqitje. Masat janë dhënë nga gjykata e Durrësit.

Trupi gjykues gjatë seancës se zhvilluar me dyer të mbyllura vendosi të lere në fuqi kërkesën e prokurorit të çështjes Madrid Kullolli. Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe la në burg Besmir Dashi, Amir Troci dhe Nexhmi Uka.

Ky i fundit rezulton i dënuar në herët për të njëjtën vepër penale. Masa  detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore një herë në muaj u dha për Alban Raiten.

Hetimet për rastin nisi vitin e kaluar. Zbulimi dhe më pas arrestimi  shtetasve u bë nga policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.  Në operacionin e koduar “Vollga” u sekuestruan 5 kg heroinë, një sasai parash, tre automjete dhe disa telefona. Dyshohet se të ndaluarit janë pjesë e një grupi kriminal që merret me drogat e fortë dhe kishin rolin e transportuesit. Policia ka shpallur në kërkim poseduesit e heroinës së sekuestruar e cila do të shitej në kryeqytet./abcnews.al