Sekuestrimi i 5.2 milionë eurove, zbardhet skema e transfertave

schedule13:51 - 25 Janar, 2019

schedule 13:51 - 25 Janar, 2019

Grupi hetimor ka zbardhur skemën e transfertave të 5.2 milionë lekëve që iu sekuestruan dy personave në Lezhë. Nga hetimet del se këto transferta nisën që në 2013.

Sekuestrimi i 5.2 milionë eurove dhe disa apartamenteve që u përkisnin Shqipe Palit dhe Pjetër Vocit në Lezhë ka ardhur për shkak të vlerave të mëdha që kanë mbërritur në llogaritë e dy shtetasve.

Pavarësisht se këto transferta kanë nisur në 2013, ato nisin dhe bëhen në vlera shumë të mëdha gjatë 2018-ës.

Vetëm në periudhën Korrik-Gusht, llogaria e Shqipe Palit është kredituar me 2 milionë euro, të cilat janë dërguar nga një shtetas suedez, emri i të cilit nuk është bërë publik.

Shuma të mëdha parash janë dërguar edhe në llogarinë e 83 vjeçarit Pjeter Voci, ku rezulton se jenë kredituar rreth 3 milionë euro në janar të këtij viti.

Paratë kanë nisur të tërhiqen në shuma të mëdha nga muaji shtator i vitit 2018 dhe ka vijuar deri në fillim të janarit dhe me to janë blerë apartamente në Shëngjin, Lezhë e Tiranë.

Por për Shqipe Palin nuk mungojnë edhe dhuratat në shuma të konsiderueshme në adresë të saj që i dërgohen nga e motra e cila rezulton të jetë shtetase suedeze.

Hetimet tashmë janë shtrirë edhe më shumë, duke analizuar edhe veprimet e personave që janë përfshirë në këto shitblerje dhe pozicionin e tyre. Burime nga Prokuroria e Lezhës ka bërë me dije se janë kërkuar dëshmitë dy shtetasve në llogaritë e të cilëve erdhën shumat e parave, ndërsa bëhet e ditur se nëpërmjet një letërporosie po kërkohet informacion edhe për dërguesin e parave dhe burimin e këtyre parave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!