Sektori peshkimit “paralizohet” nga COVID-19

schedule10:34 - 7 Prill, 2020

schedule 10:34 - 7 Prill, 2020

Situata e krijuar nga COIVD-19 ka ndikuar edhe në sektorin e peshkimit duke “paralizuar” aktivitetin e tyre.

90 anije që ndodhen në Zvërnec të cilat merren me peshkim, aktualisht janë në vështirësi. Fasha orare e ka bërë të pamundur daljen e tyre në det për të siguruar peshk.

Gazetari Elton Nika tha për abcnews.al se ky sektor po ndjen shumë vështirësi.

“Kemi komunikuar me punonjës të këtij sektori, ata janë shprehur se , “rrezikojnë të mbeten pa punë”.  

Kërkojnë të kenë më tepër orar të lëvizjes. Shqetësimi më i madh lidhet me shitjen e peshkut në subjektet tregtare, pasi ato janë të mbyllura dhe kjo ndikon në ekonominë e tyre”, raporton gazetari Elton Nika./abcnews.al