“Sektori i energjisë ishte katastrofë”/ Rama: Ulja e çmimit, përfitojnë 1 milion konsumatorë. Ka nevojë për investime të tjera

schedule12:54 - 8 Janar, 2025

schedule 12:54 - 8 Janar, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se sektori i energjisë, deri në vitin 2013, ishte një katastrofë e nivelit botëror.

Në një konferencë të përbashkët me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama u shpreh se nga ulja e çmimit të energjisë, në 8.5 lekë për familjarët që konsumojnë deri në 700 kwh, do të përfitojnë 1 milion konsumatore.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shtoi se sektori energjetik ka nevojë për investime të tjera.

“Mendoj që sot është dita për t’u fokusuar te një fakt historik siç është ulja e çmimit të energjisë. E përsëris, në 35 vite, që kur ndryshoi forma e qeverisjes në Shqipëri, nuk është ulur kurrë çmimi i energjisë, vetëm është rritur, Dua të theksoj që ne, e kemi gjetur sektorin, në një katastrofë të nivelit botëror, të krahasueshme me vende që ne nuk e dimë ku janë, por nuk kishte lidhje me Evropën ku jetojmë dhe ku niveli i humbjueve, për shkak të vjedhjeve haptazi, ditën për diell, me bekmin elektoral të qeverisë dhe me ndihmën e injorancës së qeverisjes, shkonte afro 50 përqind,. Ndërkohë që tek ai 51-52 përqind i pjesës që nuk hyn tek humbjet nga vjedhjet dhe nga kaosi i menaxhimit, vetëm 65 përqind paguanin. Të tjerët e merrnin energjinë, por nuk e paguanin dhe kishte një fashë atëherë, medemek mbrojtësi, që ishte një fashë kaosi dhe abuziim. Aty futeshin shumë revolucionarë me tesera partish në pushtet. Janë fakte që i keni parë. Ajo fashë mbronte 100 mijë konsumatorë. Sot kategoria që përfiton nga ulja e çmimit, është 1 milion konsumatorë. Është një pension minimal plus, nga ulja e këtij çmimi. Që për pensionistët është gjë shumë e madhe. Kjo qeveri, çdo cvity, paguan për pensionistët kryefamiljarë, në faturën e tyre të energjisë, mbi 20 milionë euro. Ajo pjesa që është mbi 700 kwh, është një pjesë e vogël njerëzish, të kamur, që do vazhdojë të paguajë çmimin 9.5 lekë. Sektori ka nevojë për investime të tjera. Përtej kësaj, do të hedhim hap të jashtëzakonshme, me marrëvershje trilaterale, që do vendosë themelet e Shqipërisë, aktor në politikën energjetike”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!