Ashtu siç edhe paralajmëroi, Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë për mediat denoncoi një tjetër shkelje Kushtetuese. Meta theksoi se ligji mbi Dividentin është një shkelje flagrante.
“Ligji për dividentin është rasti me flagrant sesi Kuvendi i kapur bashkë me qeverinë dhe këtë mazhorancë ka dhunuar hapur Kushtetutën, dhe për këtë do të japin llogari para drejtësisë së re që do të vijë.
Kushtetuta ka përcaktuar qartësisht se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit.
Çdo lehtësim fiskal nuk mund të ketë efekt prapaveprues në kohë. Barazia përpara ligjit është tipar themelor i Kushtetutës tonë”, deklaroi Presidenti.
Çfarë bëri ky sekt mafioz në krye të shtetit?
“Rilindja miratoi në Kuvend ligjin në dëm të sipërmarrësve të ndershëm. Ky krim i rëndë Kushtetues varfëron gjithmonë e më shumë qytetarët e thjeshtë.
Me dekretin e datës 20 dhjetor 2018 unë vendosa kthimin për shqyrtim në Kuvend të ligjit. Por në të njëjtën ditë që Presidenti kthen dekretin sepse Kuvendi po bënte një krim Kushtetues, në të njëjtën ditë Kuvendi zhvilloi seancën plenare, për herë të parë në histori, pa e thirrur Institucionin e Presidentit.
Po të njëjtën ditë Komisioni bën mbledhje fshehura dhe e miratuan fshehurazi në seancë plenare. Mavri Kuvendi shkeli me të dyja këmbët rregulloren e Kuvendit. Ky sekt po përdhunon Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Meta./abcnews.al