Pas zbulimit të skandalit kur një punonjës policie në Kakavijë kërkonte favore seksuale për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë, Policia e Shtetit ka marrë masa drastike në drejtim të tij.
Sipas një komunikate, punonjësi i policisë është përjashtuar menjëherë nga radhët e forcave të rendit.
Policia e Shtetit:
Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit bëri përjashtimin e menjëhershëm të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm./abcnews.al