Sekreti i trajnerit të Bayern: Marr këshilla nga mjeshtri, shembull për mua

schedule13:34 - 30 Nëntor, 2019

schedule 13:34 - 30 Nëntor, 2019

Hans-Dieter Flick u ul në pankinën e Bayern Munchen pas shkarkimit të Niko Kovac. Pavarësisht se trajneri i përkohshëm, 54-vjeçari po punon mirë dhe ka arritur t’i fitojë të gjithë ndeshjet deri tani.

Ish-lojtari i ekipit bavarez gjatë viteve 1985-1990 zbulon në një deklaratë për Bild se konsultohet shumë me Jupp Heinckes, legjendën e pankinës së ekipit më të suksesshëm gjerman. Dikur e ka pasur si trajner te Bayern, teksa e respekton shumë dhe ia dëgjon këshillat mjeshtrit gjerman.

E vërtetë, kam biseduar disa herë në telefon me Heynckes. Ai mbetet trajneri më i mirë që kam pasur, gjithmonë ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarët. Jupp është një shembull për mua, ka cilësi të mëdha humane“, përfundon trajneri i Bayern Munchen. /abcnews.al