Sekreti i penalltisë dhe i trajnerit Daja, Enea Koliçi zbulon gjithçka

schedule19:28 - 22 Shkurt, 2020

schedule 19:28 - 22 Shkurt, 2020

Portieri i Skënderbeut, Enea Koliçi priti penalltinë e Kallakut në sekondat e fundit dhe ndikoi që Skënderbeu të siguronte tre pikët. Në një prononcim për “Gol pas Goli” në Supersport, “gardiani” i skuadrës korçare foli për penalltinë dhe sekretin e trajnerit Daja.

PENALLTIA – “Normale që ndihem shumë i lumtur, pasi e gjithë vëmendja ka qenë te penalltia. Me këtë pritje te penalltia, kam përmirësuar gabimet që bëra në dy golat e parë, ku mund të bëja edhe më mirë. Në momentin që arbitri e akordoi penalltinë, gjithmonë mendoj se nga cila anë do të hidhem. Është si punë besimi, funksionoi sot”.

DAJA – “Sekreti i Dajës? E dimë të gjithë, është ndër trajnerët më të mirë në Superligë. Është viti i dytë që punoj me të, meritat i shkojnë atij. Në dy fazat e para, kemi pasur shumë probleme. Nuk kemi pasur as kohën e duhur që të përshtaten lojtarët e rinj. Me kalimin e kohës, jemi përshtatur. Kishim nevojë vetëm për kohë”.

GABIMI – “Të ishte quajtur gol, do të vazhdonim ndeshjen. Gabimet ndodhin, kur gabon një portier, është më e dukshme. Për mua nuk ka rëndësi, rëndësi ka që fituam dhe morëm tri pikët. Gabimet do të vazhdojnë të ndodhin, janë pjesë e lojës”, tha Koliçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!