Ermal Tahiri, specialist futbollit, është si zakonisht pjesë e emisionit “Pressing” në ABC News. Bylisi ishte në fokusin e tij dhe normalisht të rinjtë e shumtë që kanë ballshiotët i kanë dhënë shumë kësaj skuadre.
“Bylisi ka pësuar vetëm një humbje dhe më pak gola. Kjo tregon vazhdimësisë e ballshiotëve. Kanë një president që i ka shumë qejf të rinjtë. Nuk janë një klub i madh, por kanë lojtarë të rinj dhe që vrapojnë. Fizikisht marrin notën ‘10’-të. Presidenti u rri pranë, trajnerin e ka marrë vetë.
Sot ndaj Vllaznisë kishin mungesa, me grupin e plotë të lojtarëve mund të bëjnë lojë edhe më të mirë. Kur luan në fushën e vet ka probleme, pasi i luajnë mbrapa. Në transferta luajnë mirë. Ata i kanë pikët tamam, ndoshta mund të kishin dy pikë më shumë me Teutën. Nuk është se e kanë nisur mirë dhe kanë rënie, ata e kanë nisur lart dhe e kanë ruajtur këtë trajektore”. /abcnews.al


