Sekretari i Përgjithshëm i KE rezulton pozitiv me koronavirus

schedule22:51 - 22 Tetor, 2020

schedule 22:51 - 22 Tetor, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian është konfirmuar pozitiv me koronavirus . JepeeTrancholm-Mikkelsen u takua së fundmi me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel , por rregullat shëndetësore, përfshirë distancën sociale, u respektuan, raportojnë mediat e huaja duke cituar burime.

Charles Michel i është nënshtruar testit dhe ka rezultuar negativ, ndërsa po ndjek këshillat e shërbimeve mjekësore, të cilët zbuluan se nuk kishte asnjë kontakt të ngushtë midis Sekretarit të Përgjithshëm dhe Presidentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!