Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se populli i Ukrainës po përjeton një ferr për së gjalli dhe paralajmëroi se situata po bëhet më keq dhe më e paparashikueshme.
“Vazhdimi i luftës në Ukrainë është moralisht i papranueshëm, politikisht i pambrojtur dhe ushtarakisht i pakuptimtë… Është koha për të ndaluar luftimet tani dhe për t’i dhënë paqes një shans”, tha Guterres, shkruan BBC.
Zhvillimet kryesore të luftës Rusi –Ukrainë sot
1. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ka folur me Papa Françeskun për rolin e mundshëm të Vatikanit në ndërmjetësimin e paqes me Rusinë.
2. Të paktën 10 spitale janë shkatërruar plotësisht dhe luftimet e ashpra po vazhdojnë rreth Kharkiv dhe Mariupol, thotë Ukraina.
3. Forcat detare ruse kanë filluar të bombardojnë periferi të Odesës, si pjesë e përpjekjeve për të shkëputur ukrainasit nga Deti i Zi.
4. Presidenti i SHBA Biden paralajmëron se ka frikë se Putin mund të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë../ abcnews.al/