Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg këtë të dielë ka bërë me dije se në kuadër të situatës së krijuar në veri të Kosovës ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Stoltenberg përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se është jetike që Prishtina dhe Beogradi të përmbahen dhe t’i kthehen dialogut.
“Bisedova me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për nevojën e de-eksalimit në veri të Kosovës.Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, shkruan ai në Twitter. /abcnews.al