Sekretari i Jashtëm britanik takohet me Kurtin, përsërit kërkesat për normalizimin e situatës në veri

schedule19:12 - 26 Qershor, 2023

schedule 19:12 - 26 Qershor, 2023

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të hënën në Londër për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të vendit. Sekretari i Jashtëm theksoi nevojën që qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa de-përshkallëzues për të ulur tensionet, duke ripërsëritur kërkesat që kanë parashkruar aleatët ndërkombëtarë.

Sekretari i Jashtëm nënvizoi se Serbia dhe Kosova kanë përgjegjësi të veprojnë tani për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të shmangur çdo veprim apo retorikë të mëtejshme nxitëse. Ai gjithashtu përshëndeti edhe lirimin e tre policëve të Kosovës, të cilët u ndaluan me 14 Qershor nga forcat serbe ndërsa e cilësoi si një hap për të vazhduar përpara me dialogun.

“Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj si një shtet i pavarur, multietnik në një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë. Siç ia kam bërë të qartë kryeministrit Kurti, tensionet e vazhdueshme vënë në rrezik arritjet e arritura me vështirësi në Kosovë gjatë viteve së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë.” theksoi Cleverly./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!