Putin ka humbur tani 250,000 ushtarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, pretendon Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace. Një çerek milion ushtarë rusë janë vrarë, plagosur ose janë zhdukur që nga pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Vladimir Putin, sipas një deklaratë të Wallace.
Ministri i Mbrojtjes u pyet nëse ai besonte se rezultati i luftës do të çonte në tërheqjen e forcave të Moskës nga të gjitha territoret ukrainase, përfshirë Krimenë.
“Unë mendoj se po. Mendoj se Rusia është shumë më e brishtë sesa duan të pranojnë rusët. Nëse shikoni gjeneralët që po shkarkohen, shikoni Prigozhin. Kush do ta kishte parashikuar vitin e kaluar që Prigozhin do të marshonte në Moskë,” tha ai.
“Pra, ndarja në hierarkinë e ushtrisë ruse është shumë reale dhe shkalla e viktimave është e tmerrshme. Nuk do të ishte gabim të thuhej se bëhet fjalë për të paktën 230,000 deri në 250,000 rusë të vrarë ose të plagosur.
/abcnews.al