Sekretari amerikan i shtetit takohet me ministrin e jashtëm turk në Singapor

schedule13:46 - 2 Gusht, 2018

schedule 13:46 - 2 Gusht, 2018

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo dhe ministri i Jashëtm turk, Mevlut Cavusoglu, do të takohen të premten në Singapor. Para takimit që do të mbahet, me kërkesë të palës amerikane, Çavuşoğlu dhe Pompeo kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Të premten në Singapor mbahet takimi dypalësh mes ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Mediat turke raportojnë se Çavuşoğlu dhe Pompeo gjatë periudhës së fundit kanë zhvilluar shpesh biseda telefonike në lidhje me tema të ndryshme, si për zhvillimet në Siri, procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO, dorëzimin e avionëve luftarak F-35 në Turqi, si dhe për pastorin amerikan Endrju Brunson, gjykimi i të cilit po vazhdon në Turqi.

Para takimit që do të mbahet në Singapor, me kërkesë të palës amerikane, Çavuşoğlu dhe Pompeo zhvilluan një bisedë telefonike. Së bashku me bisedat telefonike të zhvilluara më 18, 26 dhe 28 korrik, Çavuşoğlu dhe Pompeo gjatë 15 ditëve të fundit janë konsultuar 4 herë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!