Sekretari amerikan i mbrojtjes: Ukraina ka shënuar përparime në fushën e betejës

schedule08:59 - 3 Tetor, 2022

schedule 08:59 - 3 Tetor, 2022

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se Ukraina ka shënuar përparime në  Kherson, ndërsa ata vazhdojnë të kundërshtojnë pushtimin e Rusisë, duke shtuar se ka pasur një “një lloj ndryshimi në dinamikën e fushëbetejës”.

Austin ia atribuoi ndryshimin aftësive të ushtarëve ukrainas dhe përdorimit të tyre strategjik të armëve  nga aleatët e SHBA-së dhe NATO-s, veçanërisht përdorimin e tyre të sistemeve të raketave HIMARS.

“Ajo që ne po shohim tani është një lloj ndryshimi në dinamikën e fushëbetejës,” tha Austin. “Ata kanë shënuar sukses në zonën e Kharkiv dhe kanë përfituar nga mundësitë.

Austin tha se forcat ukrainase kanë përdorur “teknologji si HIMARS” dhe e kanë përdorur atë në mënyrën e duhur për të kryer sulme ndaj qendrave logjistike, të komandës dhe kontrollit.

Në këtë mënyrë, ukrainasit kanë ndryshuar dinamikën, shtoi ai.

Kur u pyet se pse SHBA-ja nuk ka furnizuar me armë me rreze më të gjatë ukrainasit, Austin tha se ai është në bisedime me homologun e tij ukrainas, Ministrin e Mbrojtjes Oleksii Reznikov dhe beson se SHBA-ja ka qenë shumë efektive në dërgesat e armëve që kanë qenë shumë efektive në fushëbetejë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!