Sekretari amerikan i Mbrojtjes ndryshon planet për vizitën në Izrael

schedule23:25 - 8 Mars, 2023

schedule 23:25 - 8 Mars, 2023

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është detyruar që të ndryshojë planet për vizitën e planifikuar në Izrael, për shkak të protestave anti-qeveritare që pritet të paralizojnë trafikun në mbarë shtetin, thanë zyrtarët amerikanë dhe izraelitë.

Austin ishte planifikuar që të shkonte në Izrael të enjten nga Egjipti dhe të zhvillonte vizitë njëditore në Izrael, aleatin amerikan.

Por, në vend se të takohet me zyrtarët izraelitë në Jerusalem apo në Ministrinë e Mbrojtjes në qendër të Tel Avivit. Tani, ai do t’i zhvillojë takimet në një fabrikë pranë aeroportit ndërkombëtar të Izraelit.

Në javët e fundit, dhjetëra mijëra izraelitë kanë protestuar kundër planeve të Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, që kërkon të bëjë ndryshime në sistemin gjyqësor të shtetit. Më shumë protesta janë paraparë të mbahen të enjten dhe rrugët pritet të bllokohen. Autoritetet izraelite po ashtu kanë paralajmëruar se mund të ketë edhe pengesa në aeroporte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!