Sekondat e tmerrit, shmanget tragjedia/ Avionët për pak sa nuk përplasen me njëri-tjetrin në Chicago

schedule23:08 - 25 Shkurt, 2025

schedule 23:08 - 25 Shkurt, 2025

Një tragjedi është shmangur në aeroportin ndërkombëtar Midway të Chicago, ku një avion i Sothwest Airlines për pak u përplas me një avion privat.

Avioni i pasagjerëve u detyrua të ngrihej sërish për të parandaluar një përplasje katastrofike.

Incidenti, po hetohet nga Administrata Federale e Aviacionit.

Avioni Southwest ishte nisur nga Omaha, Nebraska, ndërsa avioni privat ishte nisur për në Knoxville, Tennessee.

Sipas mediave amerikane avioni privat duket se ka kaluar pistë pa leje nga kulla e kontrollit.

Regjistrimet tregojnë se ka të ngjarë të ketë pasur një keqkuptim nga ana e pilotit privat në lidhje me udhëzimet që ka marrë.

Ndërsa kulla i kërkoi aeroplanit privat të qëndronte larg pistës, piloti u përpoq të bënte diçka ndryshe. Kulla madje vuri re avionin e pasagjerëve duke u përpjekur të shmangte avionin privat.

Fatmirësisht avioni i Southwest Airlines u ul i sigurt në aeroportin e Çikagos më vonë.

Ky është një tjetër incident serioz dhe potencialisht katastrofik në një aeroport të SHBA.

Që nga fillimi i vitit, një avion pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak u përplasën mbi lumin Potomac në Uashington, dhe një avioni transporti mjekësor në u rrëzua Filadelfia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!