Seferi viziton punonjësit e policisë që u plagosën në protestë

schedule17:25 - 15 Nëntor, 2018

schedule 17:25 - 15 Nëntor, 2018

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi vizitoi në spitalin e Traumës punonjësit e Policisë Bashkiake të cilët mbetën të plagosur në protestën qe u zhvillua para bashkisë. Nënkryetari Seferi u shpreh se dëmtimet e tyre janë serioze dhe një pjesë kanë marrë edhe plagë djegie. Ndërkohë, nënkryetari i bashkisë iu bëri thirrje qytetarëve që të distancohen nga akte të tilla të dhunshme dhe të mos bien pre e lojës politike./abcnews.al