Teuta do të shtojë edhe një sulmues në gjirin e saj dhe bëhet fjalë për një futbollist me eksperiencë. Ai është Sebino Plaku, i cili para pak ditësh ka konfirmuar largimin nga Kastrioti.
Me krutanët ai shënoi dy gola dhe tashmë bëhet gati për një eksperiencë të re me durrsakët. “Djemtë e Detit” në fazën e parë kanë vuajtur disi në gjetjen e golit dhe Martini donte një sulmues me karakteristika ndryshe nga Blerim Krasniqi dhe Rubin Hebaj.
Ky i fundit ka kërkuar largimin madje, por ende nuk ka diçka zyrtare. Shkodrani nuk ka pasur shumë hapësira dhe dëshiron të tregojë vlerat e tij në një tjetër skuadër. /abcnews.al