Europdeputeti grek Ioannis Lagos këtë të enjte ka grisur flamurin turk gjatë fjalës së mbajtur në seancën e Parlamentit Europian mbi emigracionin.
Në seancën e PE po diskutohej për krizën e emigrantëve të paligjshëm të cilët po gjejnë strehë në ishujt grekë në Egje.
Pikërisht një gjë të tillë e ka paralajmëruar Erdogan i cili me një deklaratë para pak kohëve ka thënë se nëse Europa nuk bën diçka, atëhere Turqia do të hapë portat pasi është duke mbajtur rreth 3- 3.5 milion emigrantë nga Lindja e Mesme.
Ndërkohë ish- deputet i partisë neonaziste greke ‘Chrisy Avgi;, ose njohur në shqip si Agimi i Artë, Lagos ka akuzuar Erdoganin duke thënë se Turqia po hap dyert e saj duke lënë me qëllim emigrantë të paligjshëm të shkojnë drejt Greqisë.
Reakime të ashpra kanë ardhur nga politika turke në lidhje me veprimin e Lagos./abcnews.al