Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Taualnt Balla është duke mbajtur një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij, Balla rikonfirmoi se seanca për shkarkimin e Presidentit mbahet më 9 qershor në Parlament. Pas kësaj seance, “radha” i vjen Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur rreth kushtetueshmërisë së vendimit që do të marrë Parlamente, për punën e së cilës kreu i Grupit Parlamentar të PS nuk pranoi që të bënte komente.
“Është e rëndësishme që Gjykatën Kushtetuese e kemi funksionale dhe jemi njohur me vendimet e saj, rasti i fundit për përplasjen e Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, vendimi ishte shumë i qartë dhe e sqaroi situatën.”
Ndërsa, i pyetur nga gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj nëse mazhoranca do të shkojë tek Presidenti për t’u betuar, nëse ky i fundit nuk shkarkohet deri atëherë, Balla tha se Kushtetuta është libër i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjithë.
“E dini që në fund të gushtit presidenti është i detyruar që të thërrasë seancën e parë të Kuvendit. Nëse nuk e bën, Kuvendi vetëmblidhet më 9 shtator…Më 12 qershor mblidhet kongresi dhe miraton programin.”
Por, a e ka menduar mazhoranca një emër që do të zëvendësojë kreun e shtetit nëse shkarkohet? Taulant Balla përsëriti qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, procedura për shkarkimin e Metës nuk nisën si nevojë për për të pasur një përfaqësues të PS në institucionin e Presidentit. /abcnews.al/