Kuvendi “dështon” me zgjedhjen e anëtares së KLP! Berisha ulet te socialistët, Balla “lëshon gojën”: Ti PS-së i ha atë…

schedule14:30 - 22 Shtator, 2022

schedule 14:30 - 22 Shtator, 2022

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. Në rendin e ditës parashikohet diskutimi i projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi Organizatën Ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim”.

Gjithashtu Kuvendi do të diskutojë projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve dhe Shkolla e Magjistraturës”.

Kuvendi pritet të diskutojë edhe projektvendimin “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”.

Në seancën e sotme do të diskutojë edhe projektvendimi “Për zgjedhjen e z.Edmond Tullumani anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

Kuvendi gjithashtu do të diskutojë edhe projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Në rend të ditës parashikohet edhe diskutimi i projektvendimit “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për periudhën zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Kuvendi pritet të diskutojë edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

14:00-“Luli i keq, Luli i mirë”, plas sherri në Kuvend, Spiropali-Dumës: Je arrogante, por s’të mbaj inat, grimi nuk t’i mbulon të gjitha

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur me replika të forta akuzave të deputetes demokrate, Grida Duma, e cila tha se qeveria interesohet për partinë dhe jo për popullin shqiptar.

Në përgjigjen e saj, Spiropali tha se Duma është një deputete arrogante dhe se ka shfaqur paqëndrueshmëri në qendrimet e saj në opozitë, duke i thënë se opozita është inkoherente.

Me ton ironizues, Spiroplai tha se Duma është nga ato deputete që nuk mund ta marrësh inat dhe se ndonjëherë as make-up-i nuk mbulon mangësitë.

“Arrogante e vrazhdë dhe herë delirante. Është nga ato deputete që nuk mund ta marrësh inat. Por ju jeni inkoherentë, herë Luli i mirë, herë Luli i keq. Berisha nuk mund të kthehet, Berisha të kthehet. Nuk ka make up që të bojatisë këto mungesa të mëdha. Patjetër lind nuk bëhesh politikan. Shëndet zonjë, Zoti qoftë me ty, por ti si duket nuk je me të,” tha Spiropali.

13:43- Berisha “non grata” nga BE? Balla: Komisioni Europian mori vendimin

Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e Komisionit Europian për të vendosur sanksione në një linjë me SHBA dhe BE, për personat e përfshirë në korrupsion madhor.

Duke ju drejtuar Sali Berishës, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi se është i sigurt që edhe Bashkimi Europian do ta shpallë atë “non grata”.

“Duhet të keni turp që vazhdoni dhe i rrini nga mbrapa Sali Berishës. Në fjalën time sapo kam përshëndetur atë që do ndodhi, jam i sigurt. Komisioni Europian më në fund ka marrë vendimin që nën shembullin e Britanisë së Madhe, dhe SHBA të eci me sanksione për individë të përfshirë në korrupsion në nivele të lartë. Sikur ja kam thënë vetë Saliut ai do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalëz.” tha Balla.

13:40- Spiropali sulmon opozitën: Ju intereson tallavaja, Berisha deri dje mbronte Bashën, sot e kryqëzon

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit opozitën për paqëndrueshmëri në kauzat dhe çështjet që mbrojnë.

Ajo tha se opozita shqiptare është marrë peng nga dy njerëz të ngjashëm me grabitësit që vjedhin bankat për të ruajtur paratë që kanë vjedhur, ndërsa tha se opozita është e integruar për tallavanë dhe jo për problemet reale me të cilat po përballen shqiptarët, duke iu referuar sulmeve kibernetike iraniane.

“E gjithë opozita e marrë peng nga dy njerëz ngjashëm me grabitësit e bankës që marrin peng klientët për të mbrojtur a që kanë vjedhur. Inkoherenca e tyre është ulëritëse. Ato që kanë thënë dje i mohojnë sot. Nuk ndryshojnë çështjet, ndryshon halli i tyre. U ul në këtë anë të parlamentit dhe pretendoi se është përfaqësues i socialistëve. Ata te ti shohin një thepshqekës që i ka qëlluar drejtpërdrejt 30 vite. 1800 plumba të gjetur në Bulevardin e Kombit, për çfarë po flet. Si fillim u tallët për sulmet. Pastaj doli që nuk ishin adoleshentë ata që kishin bërë sulmin kibernetik.

Ky jep leje për vrasje. Këta që dosjet e njëri-tjetrit i kanë përdorur si shantazh. Nuk kanë guxuar njëherë të bëjnë transparencë të plotë. Ne e kaluam ligjin për dosjet në 2015-ën.
Aty u la një vjegë që u jepte mundësinë atyre që kishin kaluar kontrabandshe në komisionet Mezini e Bezhani. Vetëm 10% e shërbimeve u prekën nga sulmi kiberenetik dhe më pas u rikuperuan Brenda dy javëve. Ju jeni të interesuar të vazhdoni tallavanë këtu. Nuk interesoheni të mësoni se sa buxhet duhet për ngritjen e fortifikimit të sistemit mbrojtës Bëni të njëjtën gjë siç mbuluat rastin e Lulit. E kujtoni egërsinë e mbrojtjes, ai që kërkon audit të plotë për Lulin, tani thotë ka ikur Luli bashkë me rublat ruse. Ai që më parë mbronte kuvend më kuvend Lulin. Ky e shpall hero ose tradhtar kur i duhet. Luli i mirë Luli i keq. Berisha i keq, Berisha i mirë”, tha Spiropali.

13:31- Berisha u ul te socialistët, Balla “lëshon gojën”: Ti PS-së i ha atë…

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur provokim uljen e Sali Berishës në anën e të majtëve sot në Kuvend. Balla iu përgjigj me fjalë të rënda, pasi Berisha tha se u ul tek maxhoranca për t’i dhënë një mesazh socialistëve se është avokati i tyre.

Balla tha se Berisha në këto 30 vite nuk i afrohet dot PS, pasi sipas tij kjo forcë politike ka kontribuar vetëm për të mirën e vendit dhe e akuzoi ish-kyeministrin për tradhti.

U bë një provokim i ulët nga një njeri pa turp. Nuk ndodh që unë të ulem në vendin tuaj. Ky individ kërkon sherr dhe luftë sa herë i jepet mundësia. Ne nuk bëmë asnjëherë reagim se burrë i vjetër nuk qëndron në këmbë dhe menduam se e ka nga mosha.

Ky që kërkon të vijë këtu në Parlament se i përfaqëson më mirë socialistët, ky PS i ha atë dhe ky PS ky njeriu nuk ia afrohet dot kurrë se PS në këto 30 vite ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë”, tha Balla.

13:23- Berisha “kalon” me Partinë Socialiste: Pse e bëra

Sali Berisha për herë të parë në jetën e tij politike, ka kaluar në radhët e socialistëve për sa i përket ulëseve në Kuvend. Berisha priti të marrë fjalën në foltore, por nuk ka shkuar në vendin e tij dhe i ka rënë shkurt, duke u ulur në karrigen e Klotilda Bushkës.

Edhe pse shumë kush mund të thoshte se është ulur nga radhët e socialistëve për shkak të pafuqisë për të shkuar deri në vendin e tij, vetë Sali Berisha e ka sqaruar këtë veprim duke thënë se ai shërben si avokat për socialistët dhe interesat e tyre.

“Për herë të parë prita i ulur në një karrige të socialistëve. E bëra këtë me qëllimin më të sinqertë për tu thënë socialistëve se sot avokat të tyre janë demokratët. Dhe do vazhdoj deri në fund të jemi zëdhënës të qytetarëve. Pa dallim bindjesh politike. Në këtë mënyrë se si është katandisur ky parlament.” tha Berisha.

13:17- Berisha – shqiptarëve: Dilnin në grevë të përgjithshme, thirrje nga mësuesit tek gjimnazistët

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për grevë të përgjithshme në të gjithë vendin. Ai e ka nisur me mësuesit, mjekët dhe më pas biznesmenët duke u bërë thirrje që të ulin qepenat. Më pas Berisha bëri thirrje edhe studentëve që të dalin në protestë dhe për të bërë grevë të përgjithshme.

“Vetëm greva e përgjithshme është bileta për ti dhënë fund kësaj qeverie.” tha Berisha

12:41-Berisha pyet Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Nanos me ju?

Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi sqarime zv.kryeministres Belinda Balluku se çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së Shtetit me të.

Berisha iu drejtua Ballukut gjithashtu duke e pyetur për pallatin të biznesmenit Lul Morina. Sipas ,ish-kkyeminstrit pallati është tetë katësh dhe ministrja flet për mister.

“Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje:

A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?

E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit?

Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin.

Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister. Jep sqarime këtu”, tha Berisha, ndërsa kryeparlamentarja i ndërpreu fjalën.

12:35- “Burg kush ndez kondicionerin mbi 19 gradë”, Balluku sqaron deklaratën që bëri bujë: Lajmin e lexova te Daily Mail

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka folur nga foltorja e Kuvendit për lajmin që bëri bujë në Shqipëri, por që më pas rezultoi se ishte i rremë.

Ka qenë Balluku ajo që e bëri të ditur për herë të parë në Shqipëri masën  drastike që Zvicra do të ndërmerrte në  kuadër të  menaxhimit te krizës energjitike.

Balluku tha se ne deklaratën e saj për shtetit Zviceran, që dënonte me burg këdo që do të mbante mbi 19 gradë kondicionerin, iu referua artikullit të Daily Mail, duke mos ditur se nuk ishte i vërtetë.

Për këtë ajo tha se Zvicra duhet të hedhe në gjyq Daily Mail dhe mos ta lejojë më të mos thotë gjëra të tilla.

“I referohem Daily Mial, do ta dërgoj në Whatsapp. Kemi artikujt e Daily Mial. I duhet shtetit zvicerian të hedhë në gjyq Daily Mail dhe mos ta lejojë më të mos thotë gjëra të tilla. Dje pame në ekrane se çfarë thotë ministrja e mjedisit për dushet, mund të jetë gënjeshtër, por e ka publikuar BBC dhe CNN. Ne i referohemi burimeve prestigjoze”, tha Balluku.

12:30- “Ishte e pamundur ta përballonim sulmin”, Balluku: Hakerat qëndruan për 14 muaj, ne nuk kemi mbrojtje të avancuar

“Ishte një mësim ky sulm për ne”, kështu u shpreh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, për sa i përket agresionit iranian mbi portalet qeveritare.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Balluku theksoi se i gjithë rajoni ndodhet nën sulm dhe janë vende që aderojnë në NATO. Ajo i ka bërë thirrje opozitë që të mos e bëjë këtë sulm një “kalë beteje”.

Balluku ka pranuar para deputetëve se sistemet mbrojtëse të qeverisë nuk ishin të afta që të mbronin të dhënat nga sulmi. Sipas saj Shqipëria nuk ka asnjë sistem të avancuar për tu mbrojtur nga këto lloj sulmesh. Mes të tjerash Balluku pranoi se hakerat kanë qenë për 14 muaj në sistemet qeveritare.

“Njëri program është zhvillim, tjetri është mburoja që i duhet çdo vendi. Ata kanë qëndruar 14 muaj patjetër. Se kanë qenë të padukshëm. Ne nuk kemi sisteme të avancuara. Nuk kemi qenë të përgatitur për sulm të këtij niveli të organizuar nga një shtet tjetër. Ne kemi qenë në sulme të ndryshme, të hakerave amator apo profesionist. Por kjo ishte e pamundur për ne të përballonim këtë sulm.”

12:22- VIDEO/ Peleshit i ndodh incidenti në Kuvend pas diskutimeve me Ballukun

Ndërkohë që po fliste deputeti Denis Deli, pas krahëve të tij ndodhi një incident i vogël.

Gjatë fjalimit të tij, Peleshi ndejti disa momente pranë ministers Balluku dhe më pas u nis për te vendi i tij, por papritur u pengua duke rrezikuar të rrëzohej.

11:56- Tragjedia e Himarës, Balla i përgjigjet Dumës: Një idiot që u flak nga policia dhe u rikthye me pazar

Për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tragjedia e Himarës, ku një 7 vjeçare u vra në breg të detit nuk do të kishte marrë të gjithë atë revoltë nëse autori nuk do të ishte një punonjës policie.

Nga foltorja e Kuvendit duke iu përgjigjur akuzave të deputetes demokrate Grida Duma për sigurinë detare, Balla e lidhi këtë ngjarje me rëndësinë e reformës në drejtësi. Ai kujtoi se polici që përplasi me skaf të voglën duke i marrë jetën, ishte larguar nga strukturat e policisë dhe më pas ishte rikthyer nga një prokuror përmes pazarit.

“Marr shkas t’i kthej përgjigje edhe një kolege tjetër që përmendi ngjarjen e Himarës. Asnjë në këtë sallë të paktën nga të majtët, nuk e ka harruar ngjarjen tragjike të Himarës, ku një vogëlushe humbi jetën. Për çdo qytetar ndjenja e madhe e revoltës ishte fakti kush e kreu aksidentin. E kreu një punonjës policie. Në fakt të vetmit që kishin reagimin më njerëzor ishin familjarët e vogëlushes. Natyrshëm për atë lloj tragjedie as atë ditë dhe as edhe sot unë personalisht e besoj, nuk gjej dot të jap një ngushëllim. Një element duhet sjellë në vëmendje sot dhe që ka të bëjë me një fakt që ky personi që kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion. Strukturat e kishin flakur nga policia dhe pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KCK që këtë person e riktheu në polici. Prandaj unë mendoj që kur flasim, kur marrim përsipër të bëjmë edhe gjyqtarin edhe prokurorin, duhet ti marrim faktet. Ky është rasti që të kuptojmë se sa e rëndësishme paska qenë reforma. Një idiot që flaket nga polica gjen një idiot tjetër në sistem të drejtësisë, bëjë pazarin dhe natyrshëm që kemi raste të tilla të revoltës. Nuk do të kishte ajo ngjarje këtë revoltë të madhe nëse nuk do të ishte punonjës policie ai që e kreu. Prokurori që kishte kthyer këtë personin e ka fshirë vettingu”, tha Balla.

11:07 – “S’ka siguri detare”, Duma: U vra një 7-vjeçare në Potam. Plazhet si shkretëtirë

Deputetja Grida Duma, nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj mazhorancës duke thënë se nuk ka krijuar siguri detare. Ajo u shpreh se bregdeti shqiptar nuk ka jetë detare, por i ngjan një shkretëtire. “Mazhoranca përmenden sigurinë detare. Mendova se siguria jonë detare, janë si shkretëtirë ranore, se nuk ka jetë detare. Ka një murë betoni dhe një det si shkretëtirë e pa gjalluar. Shikoni Durrësin, nuk ka jetë detare” tha Duma.

10:21- Projektligji për lundrimin, Peleshi: Vendosim Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi prezantoi sot në Kuvend projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”. Nga foltorja e Kuvendit Peleshi kërkoi nga deputetë që ta votojnë këtë projektligj, që siç tha ai aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare e vendos vendin në hartën e vendeve të sigurta.

10:32 – Ligji për lundrimin, Tabaku: Qindra të rinj po ikin me gomone, për këtë nuk flisni

Kuvendi diskuton sot projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”. Por deputetja demokrate Jorida Tabaku u kujtoi kolegëve të saj të maxhorancës së seancë plenare gomonet me qindra të rinj që lundrojnë nga brigjet franceze për të mbërritur ne Britani. Tabaku tha se Kuvendi duket të diskutojë këtë fenomen se përse po ikin shqiptarët, por qeveria siç thotë ajo hesht.

10:46- “Duhet të ishe para drejtësisë. Po bëni presion”, Manja replika me Tabakun: PS ka inkurajuar SPAK

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj ministrit të Drejtësisë dhe mazhorancës duke thënë se secili prej tyre që ka dosje në SPAK i bën presion këtij institucioni. Tabaku për SPAK theksoi se nuk po heton aferën e inceneratorëve megjithëse i ka provat para. Por sipas Tabaku, qeveria po i bën presion drejtësisë. Ndërkohë në përgjigje të Tabaku, ministri Ulsi Manja u shpreh se ishte Partia Socialiste që votoi për ngritjen e SPAK dhe drejtësisë së re dhe do ta mbështesë këtë institucion.

10:49 -Pse sulmoni SPAK-un? Manja-Tabakut: I ke në krahun tënd, jo ne

Deputetja e PD, Jorida Tabaku dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kanë replikuar në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme. Tabaku tha se qeveria pengon SPAK-un me punët hetimore. Duke iu përgjigjur demokrates, ministri Manja tha se ata që e sulmojnë strukturën e Posaçme janë të krahut të saj./abcnews.al/