Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Seanca në Hagë, Thaçi nuk merr pjesë/ Haradinaj: Ish krerët e UÇK po mbahen padrejtësisht

schedule17:33 - 18 Shkurt, 2025

schedule 17:33 - 18 Shkurt, 2025

Hashim Thaçi ka munguar në gjykimin e sotëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe për këtë e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen. Lajmin e ndau në seancë avokati i tij, Luka Misetiq.

Lidhur me këtë ka folur në “Ballkan Update”, Nasim Haradinaj nga Shoqata e Veteranëve të Luftës, i cili ka deklaruar se ka njerëz të cilët i gëzohen gjendjes shëndetësore jo të mirë të një personi dhe këta njerëz janë turpi i partisë.

Ai ka theksuar se ish krerët e UÇK po mbahen padrejtësisht dhe ata nuk duhen të dorëzohen përballë asgjëje.

“Kjo duhet të jetë një porosi për të gjithë liderët që nganjëherë militantët duke u munduar të ndihmojnë, të dëmtojnë dhe më shumë. Nëse ka njerëz nëpër parti që kanë mendime të tilla, që vetëm për një person, jo vetëm Hashim Thaçi, por dhe të një njeriu krejt të thjeshtë që i gëzohet fatit të keq shëndetësor të një personi, ai më së pakti është njeri dhe është një person që dëmton vetë partinë dhe e treta është turp për liderin të ketë një person të tillë në parti.

Unë mendoj që ky posjt ka shkelur të drejtat dhe ato që deri diku i kishim, ata kanë hequr dhe atë ligj. Unë jam i mendimit që vendimi për mospjesëmarrje në emër të Organizatës së Veteranëve, është vendim qyqar, mosgadishmëri në përballje me të drejtat e tua t’i kërkosh.

Këta i kanë anashkaluar qëllimshëm. Këta e dinë se ku duan të mbërrijnë me këto. Une mendoj që kjo do t’u kthehet në bomerang, fakti që kanë rënë 10% është bumerang. Unë mendoj që veteranët asnjëherë nuk duhet të tërhiqen. Ne duhet të jemi këmbëngulës që t’i zëmë derën atyre. Ne nuk kemi nevojë me plagos policë siç kanë bërë këta, nuk kemi nevojë me kall parlamentin siç kanë bërë këta, nuk kemi nevojë me fy siç kanë bërë këta, as me u lut me ndonjë fatkeqësi shëndetësore”, u shpreh Haradinaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!