Flet për herë të parë autori i masakrës së Selenicës

schedule15:05 - 16 Prill, 2019

schedule 15:05 - 16 Prill, 2019

Gjykata e Vlorës shtyu gjyqin ndaj Ritvan Zykajt, i cili akuzohet për masakrën e Selenicës me tetë të vrarë. Siç është paralajmëruar, në sallë u paraqit vetëm një dëshmitar, i cili kërkoi të mos e thërrisnin më. Dëshmitarë të tjerë janë larguar jashtë vendit.

Shërbimi në qelitë e izolimit të Policisë së Vlorës ishte kujdesur që Ritvani i tetë të vrarëve, të kishte pamje normale. Flokë të qethura dhe modeluara, me bluzë të re me motive, Zykaj u shfaq me tjetër portret nga ai i ditës, kur bëri masakrën në Selenicë.

Brenda kafazit në sallën e gjykatës, ai foli për herë të parë. Ishte momenti kur avokati i shtetit Migjen Xhavara hoqi dore nga dosja. Por ai u zëvendësua nga avokati Klajdi Meçe. Seanca ndaj Ritvan Zykajt gjithsesi u shtye. Por për shkak se dëshmitarët munguan. Neë sallë ishte vetëm fqinji i tij i tokave, i cili kërkoi të mos e thërrisnin më në gjykatë.

Siç ishte paralajmëruar, ata që kanë parë masakrën nuk u shkuan në gjykatë. Disa nga ata janë larguar nga Shqipëria vetëm pak ditë pas masakrës.  Trupi gjykues, Ervin Trashi, Skender Haluci dhe Laurent Fuçia në dakordësi me prokurorin e çështjes Saimir Smaka vendosi që seanca tjetër do të zhvillohet në 7 Maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!