“Së shpejti mund të hiqen maskat në ambientet e mbyllura”

schedule15:46 - 10 Maj, 2021

schedule 15:46 - 10 Maj, 2021

Eksperti amerikan Anthony Fauci është shprehur se së shpejti në vend mund të lëshohet një udhëzim federal për heqjen e maskave në ambientet e mbyllura.”

Të dielën Fauci u pyet në një interviste televizive nëse ka ardhur koha që të lehtësohen masat kufizuese në ambientet e mbyllura. Ai tha se mund të hiqet detyrimi për maska ndërsa rritet numri i të vaksinuarve.

Qendrat e Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të azhurnojnë udhëzimet e tyre pothuajse në kohë reale, ndërsa rritet numri i amerikanëve që vaksinohen, tha Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

CDC i zbuti udhëzimet për muajin e kaluar sa u përket maskave në ambiente të jashtme, por prapë këshillon që si njerëzit e vaksinuar ashtu edhe ata të pa vaksinuarit të vijojnë të mbajnë maska në hapësira të brendshme publike, të tilla si qendra tregtare, kinema apo muze.

“Ne duhet të fillojmë të jemi më liberalë, pasi të rritet më tej numri i të vaksinuarve,” shtoi ai. abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!