Në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama njoftoi formimin së shpejti të një Entiteti Shtetëror, i cili sipas tij do të monitorojë tregun me qëllim moslejimin e asnjë spekulimi me cmimet.
“Nga ana tjetër kemi deklaruar më parë dhe jemi në fazë të avancuar të formësimit të një Entiteti shtetëror që do ndërhyjë ne tregun e naftës, do krijohet së shpejti dhe do marrë përsipër një veprimtari që do të shkojë nga garantimi i rezervës shtetërore te monitorimi i tregut dhe edhe te sigurimi i furnzimit për të mos lejuar asnjë spekulim me cmimet.
Jemi në fund të një procesi që do materializohet në një apo dy muajt në vijim për të futur kompononte të ri në tregun e naftës që do sjellin rez të shpëjta edhe në aspekt të evazionit dhe kontrabandës së naftës. Njëri është produkti i kompanie publike Albtrejs për ngjyrimin dhe ndjekjen në kohë reale të qarkullimit të naftës.
Plani i ri do na japë një pasqyrë të rritjes së të ardhurave për pensionistët, pagat investimet dhe një balancimi të cmimit. Asnjë vend nuk mund të bëjë të padukshme krizën në pompën e naftës” tha Rama.


