“Se kisha ditur që e paskam dashur kaq fort”, Orinda Huta zbulon nepsin e shtatzënisë

schedule15:48 - 11 Qershor, 2021

schedule 15:48 - 11 Qershor, 2021

Moderatorja shumë e dashur për publikun Orinda Huta së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo është në pritje të një vajze, që mund të vijë në jetë nga momenti në moment. Orinda është në muajin e nëntë të shtatzënisë, ndaj brenda pak ditësh mund të mbajë vogëlushen e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Mirëpo, moderatorja nuk nguron të ndajë momente të ndryshme nga shtatzënia. Së ajo ka treguar se po e ndjenë akoma më shumë nepsin e shtatzënisë. Orinda ka zbuluar se cilat ka qenë ushqimet që ka konsumuar gjatë kësaj kohe. Ajo ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet duke rregulluar flokët e në të njëjtën kohe duke konsumuar fruta. Ajo ka treguar se molla jeshile ka qenë shoqëruesja e saj gjatë këtyre muajve,

“Kur je me vrap… Molla jeshile, fruti i 9 muajve. Se kisha ditur që e paskam dash kaq fort”, ka shkruar Orinda përkrah videos.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!