“Së bashku derë më derë”, drejtuesi i PD-së në Kukës: Përgjegjësia ime shpërndahet në të gjithë qarkun

schedule17:04 - 5 Shkurt, 2021

schedule 17:04 - 5 Shkurt, 2021

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka prezantuar pasditën e sotme drejtuesin e ri politik të PD-së Flamur Hoxha, për qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga ana e tij, Hoxha u shpreh se gjithmonë ka kontribuar për Kukësin, por sot pesha e kontributit shpërndahet në të gjithë qarkun e Kukësit.

Ai u kërkoi demokratëve të Kukësit që sëbashku të shkojmë derë me derë të takojmë të gjithë banorët pavarësisht bindjes.

Nga ana tjetër Paloka ka garantuar se PD në zgjedhjet e 25 prillit do të marrë rezultatin më të mirë historik.

“Ne na duhet një fitore jo vetëm të qeverisim, por edhe të kemi mundësi të bëjmë edhe ndryshimin e Kushtetutës që Rama e ka bërë  bashkë me surrogatët që ne i lamë në parlament”, u shpreh ai.

Paloka tha gjithashtu se sipas sondazheve 80 % e shqiptarëve përfshi edhe socialistët e urrejnë kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij, ndërsa shtoi se me fitoren e PD, shqiptarëve do t’i kthehet shpresa.

Biznesmeni Kuksian që prej vitesh operon në Tiranë Flamur Hoxha, si drejtues politik i PD –së do të udhëheqë demokratët e Kukësit drejt fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Flamur Hoxha përveç se drejtues politik do të jetë edhe kryesuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Kukës.

Hoxha, ka qenë kandidat për deputet i PD edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në zonën e Kamzës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!