“S’durojmë dot më”, banorët pallatit të dëmtuar nga tërmeti në protestë

schedule15:21 - 28 Maj, 2021

schedule 15:21 - 28 Maj, 2021

Kanë kaluar 18 muaj, por banorët e këtij pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe ende të gjitha familjet nuk kanë marrë zgjidhje.  Kompleksi Jedas në Durrës ishte një nga më të dëmtuarit nga lëkundjet e forta të tërmetit.

Vonesat për nisjen e punimeve dhe  riparimin e dëmeve i nxorën banorët në protestë.

“Ne kërkojmë një zgjidhje dhe një sqarim. Ashtu sikur erdhën përpara zgjedhjeve që na njoftonin nëpërmjet Facebook-ut, takime nga afër, do vijmë, tani filluan, tani vumë skelat, tani erdhi punëtori i parë, nesër do të vijë i dyti. Sot e kësaj dite nuk po vjen asnjëri dhe nuk po jep as edhe një lloj sqarimi“, shprehet një qytetar.

“Këtu është djersa jonë, mundi jonë që ne vetëm po e shikojmë. Jemi bërë sikur po vijmë në varreza. Jemi shumë të mërzitur dhe realisht nuk kemi më shpresa nëse ia vlen të bëhet apo mos të bëhet fare. Të paktën t’i japin drejtim.”, shprehet një tjetër banore.

Në shkresën drejtuar bashkisë firma fituese e tenderit pretendon se preventivat e hartuara nga studio e projektimit për zbatimin e projektit të rikonstruksionit nuk përputhen me punimet në terren, pasi pallati ka dëmtime të rënda dhe nevojitet një fond më i madh.

Fondi i përcaktuar për riparimin e pallatit me sipërfaqe totale 32 mijë metra katrorë është 247 milion lekë të reja.  /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!