“S’duam të vdesim për Putinin, të shkojë vetë në front!” Protesta masive kundër mobilizimit ushtarak, çfarë po ndodh në Rusi

schedule11:33 - 22 Shtator, 2022

schedule 11:33 - 22 Shtator, 2022

Ishte ora 03:00 në Shën Petersburg dhe rrugët ishin të shkreta. Por në një apartament të vogël në qendër të qytetit, dy aktivistë u zgjuan duke u përgatitur për të bërë diçka të rrezikshme në Rusi – të organizonin protesta kundër luftës.

Rezistenca Feministe Kundër Luftës është një grup i fshehtë që u formua në ditën e dytë të pushtimit rus të Ukrainës. Protesta e tyre ka marrë formën e një mesazhi kundër luftës. Është pjesë e një sërë veprimesh që synojnë nënat – të cilave një ditë mund t’u duhet t’i dërgojnë djemtë e tyre në luftë.

Aktivistët ishin të motivuar për t’iu bashkuar grupit pasi u tronditën nga veprimet e Rusisë në Ukrainë.

“Lufta është e tmerrshme,” tha Mitya. “Është një luftë krejtësisht e pakuptimtë, imperialiste që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Ka të bëjë me idetë e presidentit tonë, të cilin as ne nuk e zgjodhëm.”

Të jesh aktivist kundër luftës në Rusi është e rrezikshme. Grupet e të drejtave thonë se ka pasur më shumë se 1,300 të arrestuar në të gjithë vendin për veprime kundër luftës.

Shumë pak njerëz tani e kundërshtojnë publikisht luftën. Ata që flasin, rrezikojnë të arrestohen ose të humbasin punën, ose biznesin e tyre.

“Kishte protesta në rrugë kundër luftës në javën e parë,” shpjegon Vorobei. “Protestuesit u shpërndanë në mënyrën më të dhunshme – policia përdor shkopinj dhe dhunë kundër tyre.

Dhe pastaj ata mund të jenë tortuar në stacionin e policisë. Është absolutisht e frikshme,” thotë Mitya.

Autoritetet thonë se shumica dërrmuese e rusëve mbështesin atë që Kremlini i referohet si “operacioni ushtarak special” në Ukrainë dhe ata mohojnë akuzat se aktivistët janë persekutuar.

Është shumë e vështirë të llogaritet se sa njerëz në Rusi e kundërshtojnë luftën. Si në sondazhet shtetërore ashtu edhe ato të kryera nga studiues të pavarur, rreth 70% e publikut e kan mbështetur fushatën ushtarake.

Megjithatë, kritikët thonë se sondazhet e opinionit nuk mund të besohen në një sistem autoritar si Rusia, pasi njerëzit shpesh japin përgjigje nga frika e pasojave. Rusët shpesh hezitojnë të flasin hapur për politikën me të huajt. Qindra aktivistë politikë janë larguar nga Rusia që nga fillimi i operacionit ushtarak në shkurt, raporton abcnews.al.

“Doja që ai të largohej”, thotë Elena, “por ai gjithmonë refuzonte. Ai thoshte “ky është vendi im, pse duhet të largohem? Dua që gjërat të jenë më mirë këtu”.

Elena fillon të qajë. “Nuk doja që ai të përfundonte në burg… e kam shumë të vështirë të mendoj për vuajtjen e tij, ne nuk duam të vdesim”, tha ajo duke iu referuar bashkëshortit të saj.

Nëna e tij tha se kushtet në qendrën e paraburgimit ku Dima pret gjykimin janë të këqija. Ajo lexon një letër që ai i ka shkruar, ku përshkruan qelinë e tij: “Është e lagësht, me myk dhe tualetet dhe lavamanët janë të thyer”.

Ndërsa pak në Rusi shprehin hapur kundërshtimin e tyre ndaj luftës, ndërsa konflikti zvarritet dhe viktimat rriten, Kremlini do të vazhdojë të jetë i shqetësuar për potencialin e luftës.

Pas urdhrit për mobilizim ushtarak, më shumë se 1300 persona janë arrestuar pasi morën pjesë në protesta në 15 qytete të ndryshme. Ndalimi i tyre erdhi pasi aktualisht në Rusi, tubimet konsiderohen të paligjshme dhe janë të ndaluara. Pas fjalëve të Putin, i cili shpalli mobilizimin e pjesshëm në lidhje me luftën në Ukrainë, fluturimet direkte të planifikuara për sot dhe orët në vijim nga Moska për në kryeqytetet e vendeve “mike” u shitën menjëherë.

Gjithashtu brenda disa orësh, u ezauruan dhe fluturimet për në Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan. Çmimet e biletave kapën qiellin, sipas mediave të pavarura ruse, që raportojnë se bileta më e lirë nga Moska për në Dubai kapi vlerën e 300 mijë rublave, thuajse 5 mijë euro, që është rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore në Rusi, raporton abcnews.al.

Ndërkohë nga ana tjetër, Inteligjenca Britanike, tha se vendimi për të nisur një mobilizim prej 300,000 rezervistësh “do ta vërë  Rusinë në vështirësi nga pikëpamja logjistike dhe administrative, ndërsa nuk ka gjasa që ky personel i ri të jetë funksional për muaj të tërë”.

Kjo është raportuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës për situatën e konfliktit në Ukrainë, duke nënvizuar se Vladimir Putin “po pranon një rrezik të konsiderueshëm politik me shpresën për të rritur kapacitetin luftarak, i cili është shumë i nevojshëm”.

Sipas raportit, Rusia ndoshta do të jetë në vështirësi me sfidat logjistike dhe administrative edhe  për të grumbulluar vetëm  300 mijë njerëz. Ndoshta do të bëjë një përpjekje për të krijuar formacione të reja të përbëra pikërisht nga këta vullnetarë.

Edhe “mobilizimi i kufizuar” i vendosur nga Kremlini, vazhdon raporti i ministrisë, nuk është pritur mirë në zona të Rusisë. Putini po ndërmerr një rrezik të konsiderueshëm politik me shpresën se në përgjithësi do të ketë një aftësi luftarake shumë të nevojshme.

Por është gjithashtu një fakt se Rusia ka humbur një pjesë të vullnetarëve të saj duke luftuar në Ukrainë.

/abcnews.al